Barcelona interesohet për yllin e Leicester Cityt
Barcelona është duke shikuar mundësinë për të transferuar mesfushorin Wilfried Ndidi nga Leicester City.
Katalunasit duan transferime në afatin e janarit dhe tani po e pëlqejnë nigerianin, i cili edhe do të ishte një nënshkrim i lirë.
Sipas “Sport”, trajneri Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga Barcelona ta shoh se si qëndron situata.
Ndidi do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës duke marrë parasysh se i skadon kontrata në verë dhe nuk po i pëlqen të luajë në Championship.
Ndërkohë, Leicester do të ishte i hapur të fitonte nga shitja e lojtarit ngase s’duan ta humbasin si agjent të lirë.