Derisa Hansi Flick është tejet i interesuar për një mbrojtës të krahut të djathtë, Deco e konsideron prioritet për Barcelonën një anësor të majtë për sulm.
Mbi këtë, ka edhe një dëshirë të brendshme për një qendërsulmues, dhe sipas “Mundo Deportivo”, këto do të jenë shënjestrat kryesore për verë.
Superylli i Neëcastlet, Alexander Isak është po ashtu në listë, megjithatë ky do të ishte një nënshkrim goxha i shtrenjtë.
Ndërkohë, Deco e konsideron yllin e Liverpoolit, Luis Diaz për anën e majtë të sulmit, teksa edhe Rafael Leao është në listën e blaugranasve.
Në këtë fazë, Diazi është lojtari që pëlqehet më shumë nga Barcelona dhe nënshkrimi i tij do të jetë prioritet.
Nga Barça besojnë se Liverpooli është i hapur për një shitje të kolumbianit, pasi vendi i tij nuk është më i sigurt në skuadër pasi Cody Gakpo po preferohet para tij nga Arne Slot.
Para se Barcelona të mendojë për dikë si Diaz ose Isak, i duhet të gjenerojë disa para për të liruar vend në fairplay-n financiar.
Vitor Roque është një nga kandidatët për t’u shitur, derisa klubi shpreson që do ta bind edhe Ansu Fatin të largohet, me këtë të fundit që ka refuzuar çdo ofertë për largim.