Barcelona hedh sytë nga sulmuesi i Ath. Bilbaos
Nico Williams është padyshim një nga objektivat kryesore të Barcelonas që do të dëshironte ta kishte sulmuesin në skuadër që këtë verë, megjithatë sipas medieve spanjolle kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Skuadra “Blaugrana “do të duhet të presë të paktën deri në vitin 2025 për të tentuar të bindë Athletic Bilbao-n që ta lërë 21-vjeçarin të lirë.
Megjithatë për të bërë të mundur këtë transferim, Barça do duhet t’i paguajë Bilbao-s minimumi 50 milionë euro, që është shuma e klauzolës së lirimit të Nico Williams.