Barcelona gabon sërish, barazon me Getafen

Barcelona gabon sërish, barazon me Getafen

Barcelona ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Getafes në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll.

Barcelona kaloi në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Jules Kounde që realizoi për 1-0 pas një gabimi të portierit David Soria.

Në minutën e 33-të Raphinha pati një mundësi të mirë shënimi për të dyfishuar rezultatin, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.

Getafe ia doli të barazojë shifrat në minutën e 34-të përmes Mauro Arambarrit i cili shënoi për 1-1 pas një topi të kthyer brenda zonës.

Në minutën e 47-të ishte pikërisht Arambarri që bëri një goditje tejet të fortë, por që e cila u ndal me shumë mund nga Inaki Pena.

Rasti më i mirë për gol në pjesën e dytë i takoi Frenkie De Jong i cili në minutën e 80-t bëri një goditje e cila dukej se do përfundonte në cepin e portës së Getafes, por ajo u prit nga Soria.

Një tjetër mundësi të mirë shënimi e pati edhe Raphinha në minutën e 83-të, por krosimin fantastik të Lamine Yamal, ai nuk ia doli që ta finalizojë me gol.

Kështu deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Getafe u mbrojt mirë dhe nuk lejoi që porta e tyre të mposhtej duke ndalur Barcelonën me barazim, transmeton telegrafi.

Pas këtij barazimi, Barcelona shkon në kuotën e 39 pikëve, pesë më pak se lideri Atletico Madridi që ka 44 sosh dhe katër më pak se Real Madridi që ka 43 pikë, me këta të fundit që nesër (e diel) nëse mposhtin Las Palmas mund të marrin kreun.

Share This