Barcelona e pamëshirshme, 7 gola ndaj Valladolid

Barcelona e pamëshirshme, 7 gola ndaj Valladolid

Ka një dominues absolut në fillimin e La Ligës dhe emri është… Barcelona.

Katalanasit shkatërruan mbrojtjen e Real Valladolidit, i cili u mposht me një rezultat 7-0.

Një rezultat që i ka munguar që nga viti 2016/17, nga Barça e MSN-së dhe vlen për suksesin e katërt në katër ndeshje.

Flick dhe ekipi i tij përfituan nga tripleta e Raphinha-s (19′, 65′, 71′) dhe nga Lewandowski (25′), Koundè (45’+2), Dani Olmo (82′) dhe Ferran Torres (85′).

Share This