Barcelona “blindon” Yamal deri në vitin 2031

Barcelona “blindon” Yamal deri në vitin 2031

Lamine Yamal dhe Barcelona, së bashku deri në vitin 2031.

Klubi katalanas ka njoftuar nënshkrimin e një kontrate të re për talentin e lindur në vitin 2007, i cili ishte ylli i sezonit të fundit.

Firma ka mbërritur pasditen e sotme në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco.

Kontrata e Yamal skadonte në vitin 2026 dhe përmban një klauzolë blerjeje prej 1 miliardë euro që mbetet në fuqi pas kësaj zgjatje. Tani lojtari do të jetë në gjendje të përgatitet për Kupën e Botës për Klube me qetësi të plotë.

Barcelona, ​​nga ana e saj, e ka arritur objektivin e saj, që ishte shmangia e ofertave stratosferike për yllin e tyre përpara ditëlindjes së tij të 18-të, 13 korrikun e ardhshëm.

Share This