Barça sërish në sulm për Leao-n
Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se është duke e monitoruar sulmuesin e AC Milanit, Rafael Leao-n.
Barça në verën që lamë prapa kishte bërë përpjekje për të blerë yllin portugez, por Milani refuzoi të niste negociatat me katalonasit për shitjen e Leao-s.
Por, sipas medieve spanjolle, ‘Blaugranat’ sërish do të hedhen në sulm për reprezentuesin e Portugalisë.
Gjigantët spanjollë thuhet se po e ndjekin nga afër situatën e Leaos. 25-vjeçari ka shumë admirues në Barcelonë përfshirë edhe presidentin Joan Laporta.
Leao nuk po kalon periudhë të mirë tek milanistët dhe çmimi i tij po bie.
Drejtuesit e Barcelonës do të provojnë ta blejnë portugezin për një çmim të arsyeshëm.