Barça po e monitoron yllin e Antwerp-it
Barcelona është e interesuar për futbollistin e Royal Antwerp, Arthur Vermeeren.
Drejtori i sportiv i Barcelonës, Deco, sipas medieve spanjolle, është takuar me homologun e tij nga Antwerp, Marc Overmars, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Antwerp, ndeshje kjo e zhvilluar të martën mbrëma për të diskutuar rreth transferimit të Vermeeren në “Camp Nou”.
Siç raportohet nuk është folur për ndonjë ofertë, por Antwerp nuk e përjashton mundësinë e shitjes se lojtarit tek gjiganti katalonas.
Ndërkohë, mediet belge raportojnë se Antwerp është duke e menduar shitjen e yllit të tyre për çmimin 20 milionë euro.
Barcelona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për blerjen e belgut, por thuhet se katalonasit do të vazhdojnë te monitorojnë lojtarin.