Barça nuk e thyen dot Mallorcan, shkëlqen Muriqi

Barça nuk e thyen dot Mallorcan, shkëlqen Muriqi

Mallorca ka arritur ta arkëtojë një pikë në shtëpi ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Ylli kosovar Vedat Muriqi shkëlqeu me gol dhe asistim, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Sanchez rrëmbeu një top në mbrojtje pas një gabimi amator të blaugranasve dhe asistoi për Muriqin, i cili e mposhti Ter Stegenin.

Barcelona u këndell duke barazuar me anë të Raphinhas, që realizoi eurogol nga distanca (41’).

Mirëpo, Mallorca sërish kaloi në epërsi me Muriqin që kishte rol kyç. Qendërsulmuesi asistoi për mrekulli te Prats, i cili përfitoi nga një dalje e panevojshme e Ter Stegen duke e dërguar topin brenda rrjetës (45+3’).

Muriqi në fakt kishte edhe një tjetër rast shënimi por që goditja e tij me kokë përfundoi në duart e portierit gjerman.

E tëra që Barcelona arriti të bënte deri në fund ishte goli i barazimit, i realizuar nga talenti Fermin Lopez që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Raphinhas (75’).

Kësisoj, Barcelona mbetet lider me 17 pikë por që tani mund ta humbë pozitën shkaku që Girona dhe Real Madridin kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Mallorca ngrihët në pozitën e 15-të në tabelë me gjashtë pikë.

Share This