Barça mezi mund Getafen, vendos Lewandowski

Barça mezi mund Getafen, vendos Lewandowski

Barcelona ka triumfuar me shumë mund në shtëpi ndaj Getafes, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota duke vazhduar ecurinë fantastike në kampionatin spanjoll, falë një fitore minimale 1:0.

Robert Lewandowski e bëri dallimin me një gol pas një topi të kthyer, gol ky që rezultoi të ketë vlerën e tre pikëve (19’).

Polaku shënoi sërish në fakt, mirëpo që iu anulua goli shkaku i pozitës jashtë loje.

Barcelona ishte shumë më e mirë se Getafe, duke dominuar në të gjitha aspektet dhe krijuar raste me Yamal e Raphinha, sidoqoftë të dy lojtarët nuk kishin fat para portës.

Kësisoj, katalunasit regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi në La Liga, duke mbledhur 21 pikë, katër mbi Real Madridin derisa Getafe zë vendin e parafundit me katër sosh.

Share This