Barça mendon për Motta-n pasues të Xavit, në opsion edhe Klopp
Xavi Hernandez duket se po i numëron ditët në krye të Barcelonës.
Eliminimi i katalonasve nga Kupa e Mbretit, ka bërë që tashmë krerët e “Blaugranave” të mendojnë për pasuesin e Xavit.
Deri më sot, sipas medieve spanjolle, bankina e Xavi nuk është në rrezik, por gjithçka është e lidhur qartë me rezultatet që do të arrijë Barça e tij në fund të sezonit.
Megjithatë, në Spanjë tashmë flitet për interesimin e Barcelonës për Thiago Mottan.
Ish-futbollisti i Barçës, i cili aktualisht drejton Bologna-n, është në krye të listës për zëvendësim të mundshëm të Xavit, në rast se klubi do të vendoste shkarkimin e trajnerit.
Por, siç raportohet, tashmë opsion për Barcelonën mund të jetë edhe Jurgen Klopp, i cili sapo ka njoftuar largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.