Barça konfirmon lëndimin e De Jong dhe Pedrit

Barça konfirmon lëndimin e De Jong dhe Pedrit

Telashet për Barcelonën nuk kanë të sosur.

Katalonasit nuk do të mund të llogarisin në disa ndeshje të ardhshme në Frenkie de Jong dhe Pedrin, të cilin u lënduan mbrëmë gjatë barazimit me Athletic Bilbao.

Barcelona sot përmes një njoftimi, ka konfirmuar se De Jong dhe Pedri nuk do të jenë të gatshme për sfidat e radhës.

“Frenkie de Jong vuan nga një ndrydhje e ligamentit të jashtëm të kyçit të këmbës së djathtë. Ndërkohë Pedri vuan nga një lëndim në muskul në kofshën e djathtë. Ata janë të padisponueshëm dhe kohëzgjatja e mungesës së tyre do të varet nga ecuria e tyre”, thuhet në njoftimin e “Blaugranëve”.

Barcelona sfidën e radhës do të luajë këtë mesjavë kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Share This