
Barça gati ‘goditjen’ e radhës, ofron 30 milionë euro për brazilianin
FC Barcelona vazhdon të punojë intensivisht në afatin kalimtar të kësaj verë.
Pas njoftimit zyrtar për Joan Garcia dhe me negociatat për Nico Williams që janë ende në zhvillim, katalanasit tashmë kanë hedhur sytë nga përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.
Sipas gazetarit Rudy Galetti, Barcelona është gati të paraqesë një ofertë 30 milionë eurosh për mbrojtësin brazilian Vanderson, aktualisht pjesë e AS Monaco.
23-vjeçari është vendosur si titullar në skuadrën franceze dhe ka bindur drejtuesit blaugrana, përfshirë Deco-n dhe trajnerin Hansi Flick.
Presidenti Joan Laporta konfirmoi së fundmi se klubi është afër disa nënshkrimeve të tjera, duke theksuar fleksibilitetin e krijuar me La Ligën për të përmbushur kriteret financiare.
Ndërkohë, Nico Williams thuhet se është afër kalimit tek Barça, por Vanderson duket se do të jetë goditja e radhës që do të zyrtarizohet shumë shpejtë.