Barça është në dijeni se Man United s’ka heq dorë nga De Jong

Barça është në dijeni se Man United s’ka heq dorë nga De Jong

Gjiganti i Premier League-s, Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga holandezi i Barcelonës, Frenkie de Jong.

‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e kërkuar mesfushorin holandez.

Sipas medieve britanike, Barcelona është në dijeni se klubi nga ‘Old Traffordi’ gjithnjë synon transferimin e De Jong, raporton RTKLive.

Një ofertë e majme e Man Unitedit thuhet se mund të jetë bindëse për katalonasit që të pranojnë shitjen e holandezit tek klubi i madh anglez.

Barcelona siç raportohet, ka nevojë të balancojë financat e klubit, para 1 qershorit.

Pas Araujo dhe Raphinha, De Jong mund të largohet për çmimin 60 milionë euro.

Share This