Barça dhe Balde arrijnë marrëveshje, klauzola kap shifrën 1 miliard euro
Barcelona dhe mbrojtësi spanjoll Alejandro Balde, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
Balde, i cili po bën një sezon të madh me katalonasit, do të vesh fanellën e Barcelonës edhe për pesë vjet.
Sipas medieve spanjolle, marrëveshja mes ‘Blaugranave’ dhe reprezentuesit të Spanjës, do të zyrtarizohet të enjten.
19-vjeçari ka klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferimin e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.
Balde me kampionët në fuqi të Spanjës, ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.