
Barazon Leverkusen, Bayern Munich kampion i Gjermanisë
Barazimi i Bayer Leverkusenit para tifozëve të saj me Freiburgu-n, me rezultat 2-2, ka bërë që Bayern Munich edhe matematikisht të shpallet kampion i Gjermanisë.
‘Bavarezët’ vetëm pas një viti, e rikthyen titullin në ‘Alianz Arena’.
Bayern Munich fiton titullin e 34-të në Bundesligën gjermane duke dëshmuar sërish është klubi numër një në tokën gjermane.
Suksesi i parë për Vincent Kompany, i cili ngushëllon veten pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit dhe humbjes në dhjetor në Kupën e Gjermanisë kundër Leverkusenit me fitimin e Bundesligës.