Barack Obama ofron mbështetjen zyrtare për Kamala Harris

Barack Obama ofron mbështetjen zyrtare për Kamala Harris

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja, Michelle, ofruan mbështetjen e tyre zyrtare për zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate kryesore demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Obama shkroi në një postim në X se ai dhe Michelle i ofruan Harris “mbështetjen e plotë” në fillim të kësaj jave.

“Michelle dhe unë nuk mund të ishim më krenarë që të mbështesim dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i fituar këto zgjedhje”, theksoi Obama.

Mbështetja e Obamas është një tregues i mëtejshëm se Harris ka konsoliduar mbështetjen midis demokratëve kryesorë për të zëvendësuar presidentin Joe Biden si kandidatin e partisë për të kandiduar kundër ish-presidentit republikan Donald Trump.

Biden, 81 vjeç, kishte mbështetur më parë Harrisin pasi njoftoi gjatë fundjavës se ai po tërhiqej nga gara pas javësh të mbulimit të ashpër mbi moshën e tij dhe pyetjeve në lidhje me aftësinë e tij për të vazhduar punën.

Disa politikanë të lartë demokratë i kishin bërë thirrje Biden që t’i jepte fund fushatës së tij për rizgjedhjen. /atsh

Share This