
Banorët nisën ditën me këngën e Ilir Shaqirit “Pavarësia” – uruan Kosovën për 17 vjetorin
Ditën e sotme (e hënë) shënohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë nisur ditën me energji, me këngën “Pavarësia” të Ilir Shaqirit.Ata u zgjuan direkt nga gjumi me t’u lëshuar kënga, ku Gjesti filloi të këndonte e të duartrokiste.
Atij iu bashkuan edhe të tjerët, derisa Valbona Mhilli hipi mbi shtrat duke kërcyer.
“Urime Pavarësia Kosovë”, thanë secili nga konkurrentët e atij reality shou.
Të njëjtit u panë të lumtur e më së shumti Gjesti, i cili ka origjina nga Kosova, gjegjësisht Peja.
Në Kosovë ndërkohë janë shënuar aktivitete të shumta me rastin e kësaj dite të veçantë për popullin.