Balotelli: Futbolli është një botë e rreme

Balotelli: Futbolli është një botë e rreme

Sulmuesi italian, Mario Balotelli e ka quajtur futbollin një botë të rreme, duke shtuar se nuk do t’i mungojë pasi të pensionohet.

Këtë sezon, italiani luajti 6 ndeshje për Genoan në Serie A, mori dy kartonë të verdhë dhe mesatarisht luajti 9 minuta në fushë për ndeshje.

34-vjeçari italian është afër fundit të karrierës dhe për këtë ka folur së fundmi, duke e cilësuar futbollin si një botë të rreme.

“Do të luaj edhe për 2-3 vite të tjera para se ta mbyll karrierën time”, ka thënë fillimisht Balotelli.

“Do të jetë e dhimbshme në kuptimin sportiv të përfundoj, por nuk do të më mungojë asgjë që lidhet me futbollin sepse futbolli është një botë e rreme”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Balotelli, gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të mëdha si Inter, Manchester City dhe Milani.

Share This