Ballkani sot mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Ballkani sot mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sot pasdite mëson kundërshtarët në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës mbrëmë rishkroi historinë duke siguruar për të dytën herë radhazi kualifikimin në fazën e grupeve në këtë ligë evropiane.

Ballkani mbrëmë u mund nga Bate Borisov (1-0), por falë fitores në ndeshjen e parë të play-off-it prej 4-1, skuadra nga Suhareka siguron fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Shorti për fazën e grupeve në këtë ligë joshëse evropiane, do të tërhiqet sot në orën 14:30.

Share This