Ballkani ‘rrëzon’ Lincoln-in, kalon në play-off
Ballkani ka arritur një tjetër sukses të madh në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës, është kualifikuar në fazën e play-off-it, pasi edhe në ndeshjen kthyese e mposhti Lincoln Red Imps e Gjibraltarit me rezultat 1-3, të enjten mbrëma në ‘Victoria Stadium’.
Skuadra e Ilir Dajës me rezultatin e përgjithshëm prej 5-1, kalon në fazën e play-off-it, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes BATE Borisov-FC Sheriff.
Futbollistët e Ballkanit edhe në duelin e sotëm ishin dukshëm ekip më i mirë se skuadra nga Gjibraltari.
Madje, bazuar në rastet e krijuar nga të besuarit e Ilir Dajës, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.
Skuadra jonë, në pjesën e parë u shfaq ekip mjaft i rrezikshëm duke krijuar disa raste të mira përmes Gripshit, Berishës, Kryeziu dhe Korenicës.
Më të filluar pjesëloja e dytë, Meriton Korenica më një supergol zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën tonë në epërsi prej 0-1.
Edvin Kuç dyfishojë avantazhin në 0-2, derisa golin e nderit për nikoqirët e realizoi Rico (66’).
Goditjet e nokautit Lincoln-it ia dha Qëndrim Zyba (90+8’), duke ngritur avantazhin e skuadrës sonë në 1-3.
Përfundimisht, Ballkani vazhdon garat në Ligën e Konferencës, derisa për Lincoln-in këtu është fundi i tyre në aventurën evropiane për këtë sezon të garave.