Ballkani, Prishtina dhe Dukagjini e nisin me fitore
Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit, duke mundur Lirinë, me rezultat 0-3, të dielën në “Përparim Thaçi”.
Të besuarit e Ilir Dajës ia dolën që më një gol të Gentrit Halilit (22’), një gol të Almir Kryeziu (58’) dhe një Thaqit (85’), të arkëtojnë trepikëshin e parë në pjesën e dytë të garave në elitën e futbollit tonë.
Pas kësaj fitore, Ballkani ka 43 pikë, gjashtë më shumë së ndjekësi Llapi, kurse, Liria është e fundit me vetëm 9 sosh.
Prishtina starton me fitore, Kuqi debuton më humbje në krye të Feronikelit 74’
FC Prishtina ka startuar me fitore në stinorin pranveror. Prishtinasit mundën Feronikelin 74’, me rezultat 2-0.
Blesa (22’) dhe Pefqeli (57’), u përkujdesën për fitoren e kryeqytetasve. Trajneri Shefki Kuqi debutoi me humbje në krye të Feronikelit 74’.
Prishtina shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e katërt, kurse, Nikli mbetet në vendin e shtatë me 21 sosh.
Edhe Dukagjini e nis me fitore, mposht Malishevën
Me fitore pjesën e dytë të garave e ka nisur edhe Dukagjini i Klinës.
Dukagjinasit para tifozëve të tyre mundën Malishevën, me rezultat 2-1.
Zulfiu (58’) dhe Silva (65’), shënuan për fitoren e skuadrës së Armend Dallkut, e cila tani ka 27 pikë dhe renditet në vendin e pestë, derisa Malisheva mbetet në kuotën e 29 pikëve.