Ballkani nuk e pret Viktoria Plzenin në Prishtinë po në Tiranë
Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është vendi ku Ballkani do të jetë nikoqir i Viktoria Plzen në kuadër të Conference League. Ndeshja e javës që vjen do të zhvillohet në stadiumin e Tiranës të njohur si “Air Albania Stadium”. Për këtë tashmë ka njoftuar vetë UEFA në faqen zyrtare të saj.
Deri tash Ballkani të gjitha ndeshjet si vendas i ka luajtur në Prishtinë, por deri tek ky vendim ka ardhur pas gjendjes së rënduar të stadiumit në kryeqytet, sidomos pas reagimeve të shumta pas ndeshjes së Kosovës me Izraelin në kuadër të fushatës së kualifikimeve për Euro 2024.
Ballkani pas ndeshjes me Viktoria nuk do të jetë më nikoqir sa i takon fazës së grupeve, meqë ndeshjen e fundit e zhvillon në udhëtim kundër Dinamo Zagrebit.