Ballkani në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, ky është urimi presidentit Ademi
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ballkani sonte sigurojë kalimin në fazën e grupeve e kësaj ligë joshëse evropiane.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, e uron Ballkanin për këtë arritje të madhe në garat evropiane.
Ky është postimi i Ademit:
Urimet më të përzemërta për FC Ballkani për arritjen e madhe në UEFA Conference League!
Një tjetër vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës, një tjetër arritje për kampionin tonë, FC Ballkani!
Për herë të dytë radhazi kampionët tanë treguan fuqinë e tyre në skenën evropiane duke siguruar një vend në fazën e grupeve në UEFA Conference League.
Pas një fitore të mrekullueshme 4:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Ballkani arriti të menaxhojë situatën në ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov, duke pësuar humbje të ngushtë 1:0, e cila ia mundësoi kualifikimin në fazën e grupeve.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të secilit futbollist, stafit të trajnerëve në krye me Ilir Dajën dhe drejtuesve të klubit që kanë investuar në ndërtimin e një skuadre të fortë dhe kompakte për arenën evropiane.
Uroj tifozët ‘Xhebrailat’ për këtë sukses të klubit të tyre të zemrës, qytetarët e Suharekës dhe në përgjithësi të Kosovës, të cilët i dhanë forcë shtesë FC Ballkanit në edicionin e sivjetmë të garave evropiane!
Ky është një sukses jo vetëm për qytetin e Suharekës, por për të gjithë Kosovën dhe të gjithë ata që mbështetën kampionin tonë me zemër dhe pasion!
Tani presim me padurim fazën e grupeve, ku shpresojmë që FC Ballkani t’i sjellë edhe më shumë emocione, krenari e promovim futbollit tonë në skenën evropiane!
Urime e ju priftë e mbara!