Ballkani luan mirë, por e nis me humbje fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Ballkani luan mirë, por e nis me humbje fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki, shkruan lajmi.

Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi.

Pjesa e parë u karakterizua kryesisht me lojë të barabartë, me Ballkanin që tentoi në disa raste, por pa diçka konkrete.

“Portokallezinjtë” luajtën mirë gjatë një pjese të madhe të ndeshjes, por në disa raste iu mungoi edhe fati.

Sfida ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Ballkanit ishte në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Në këtë grup janë edhe Dinamo Zagrebi e Astana.

Share This