Ballkani konfirmon një tjetër largim nga skuadra
Një tjetër largim nga Ballkani pas atij të Lorenc Trashit.
Sulmuesi Mamadou Danfa është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës.
Kontrata e tij me suharekasit ka përfunduar dhe Ballkani ka njoftuar largimin e tij
Faqja e klubit suharekas e ka konfirmuar largimin e tij, derisa e ka falënderuar për kontributin e dhënë si dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës