Ballkani-Hamrun, kështu mbyllet ndeshja

Ballkani-Hamrun, kështu mbyllet ndeshja

Ballkani dhe Hamrun gjithçka kanë lënë të hapur për ndeshjen e dytë.

Kjo pasi ndeshja e parë e kualifikimeve për Conference League e zhvilluar të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur baras. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-0.

Skuadra nga Suhareka ka pasur raste të mira për të kaluar në epërsi, por nuk ia ka arritur t’i konkretizojë asnjë prej tyre.

Në minutën e tetëmbëdhjetë, një ndërhyrje nga mbrojtja malteze ndaj Karricës ka bërë që gjyqtari të akordojë një penallti për Ballkanin. Megjithatë, Emerllahu nuk ia ka dalë ta shndërrojë penalltinë në gol.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës e ka mbajtur iniciativën, por pa sukses para portës.

Në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Ballkani e ka gjetur golin kur Queven ka tundur rrjetën, por goli është shfuqizuar për shkak të pozicionit jashtë loje.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet pas një jave në Maltë.

Share This