Ballkani fiton miqësoren me Dynamo Kyiv

Ballkani fiton miqësoren me Dynamo Kyiv

Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Dynam Kyiv. 

Rezultati i ndeshjes miqësore të zhvilluar në Turqi, ku të dyja skuadrat gjenden në kuadër të përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri, ka qenë 2-0.

Mamadou Danfa dhe Albin Berisha kanë  gjetur golat për kampionin kosovar.

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se kjo ishte ndeshja e fundit gjatë qëndrimit në tokën turke.

“Me këtë përballje e mbyllim edhe turin përgaditor në Turqi, ku për dy javë skuadra ka stërvitur intenzivisht, duke kapur ritmin dhe duke ngritur gradualisht edhe formën.

Ushtrimeve u kthehemi në Suharekë, për të qenë sa më gati për sezonin pranveror në Superligë”, ka shkruar skuadra e Superligës.

Share This