Ballkani fiton kryederbin ndaj Prishtinës, Suhareka triumfon në Ferizaj
Ballkani ka arritur të triumfoj në derbin e javës së pestë ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.
Heroi i Ballkanit ishte Bernard Karrica i cili realizoi gol në minutën e 83-të, shkruan Express.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola.
Kjo është ndeshja e parë e kampionëve në fuqi, nën drejtimin e trajneri të ri Artim Pollozhani, i cili e ka nisur me fitore aventurën e tij tek suharekasit.
Pas kësaj fitore, Ballkani është liderë me 10 pikë, aq sa ka edhe Suhareka, kurse kryeqytetasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në pozitën e tretë momentalisht.
Ndeshjen e radhës portokallezinjtë e luajnë ndaj Dritës, kurse bardhekaltrit ndeshen me Dukagjinin.
Fiton Suhareka
Suhareka ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Ferizajt ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë me të dyja ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.
Goli i fitores në këtë takim për suharekasit u shënua në minutën e 29-të ku autor i golit ishte Liridon Fetahaj.
Fetahaj pranoi një top të mirë nga Adem Maliqi për të shënuar për rezultatin 1-0 që në fund doli të ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Vendasit nuk arritën që të krijojnë shumë në këtë takim përveç një rasti me Albion Kurtajn i cili në minutën e 56-të e detyroi portierin mysafir Ozdogan që të intervenojë.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Suharekën pas atyre ndaj Dukagjinit dhe Gjilanit, ndërsa kujtojmë se kanë një ndeshje më pak të luajtur ndaj Dritës, raporton telegrafi.
Me këtë fitore Suhareka shkon në kuotën e dhjetë pikëve të grumbulluara dhe renditet në vendin e dytë në tabelë ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e shtatë me katër pikë.