Ballkani-Drita, super përballja e fundjavës në Superligë
Xhiroja e 30-të e Superligës në futboll sjell super derbin mes Ballkanit e Dritës, dy skuadrave që po luftojnë “dhëmbë më dhëmbë” për titullin kampion.
Dallimi mes tyre në tabelë është vetëm dy pikë, më mirë qëndrojnë suharekasit të parët me 59 pikë.
Në pesë sfidat e fundit kampionale, ekipi nga Theranda ka dy fitore, dy barazime e një humbje, kurse të kaltrit nga Gjilani kanë tri fitore e dy barazime.
Të dy skuadra dy ndeshjet e fundit kampionale i kanë arritur t’i fitojnë.
E në ndeshjet direkte këtë stinor, një i ka takuar Ballkanit e një tjetër Dritës.
Në rast të fitores së Ballkanit, atëherë ky ekip do të bëjë një hap të madh për titullin kampion, kurse Drita do ta kalonte në renditje kundërshtarin.
Ekipi që është duke i bërë konkurrencë atyre për titullin kampion, Llapi, këtë xhiro e pret Fushë Kosovën dhe cilësohen favorit në letër për tre pikë.
Llapjanët kanë rënë nga forma pesë javët e fundit, kanë vetëm një fitore, njëjtë si Fushë Kosova.
Ky ekip renditet i parafundit në tabelë dhe me gjasa të mëdha për të rënë nga Liga.
Ndeshje tejet interesante do të jetë ajo mes Malishevës e Prishtinës. Të dy ekipet janë në pozitat katër e pesë, por Malisheva ka plot 12 pikë më shumë se kryeqytetasit.
Malisheva është me gjasa të mira për ta zënë Evropës, kurse Prishtina e mundësinë e vetme përmes Kupës.
Ekipi që tashmë mund të themi se ka rënë nga Liga, Liria këtë javë e pret Dukagjinin, që ndali në barazim Llapin fundjavën e kaluar.
Takimi tjetër është Gjilani-Feronikeli 74. Tre pikë është dallimi mes njëra tjetrës. Të kuqtë nga Gjilani janë më mirë, të shtatit, duke lënë Niklin të tetin.