Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët e mundshëm për ‘play-off’

Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët e mundshëm për ‘play-off’

Dy skuadrat kosovare që po marrin pjesë ende në garat evropiane, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm nëse kualifikohen për në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës.

Ballkani dhe Drita aktualisht janë në raundin e tretë kualifikues ku do të përballen me Larne-n e Irlandës së Veriut, përkatësisht Auda-n e Letonisë. Kampioni në fuqi, Ballkani, nëse arrin t’i kalojnë me sukses dy sfidat me Larne-n, do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Dinamo Minsk.

Ndërkohë, Drita nëse e kalon me sukses pengesën e radhës, Auda, në ‘play-off’ do të ketë punë me fituesin e përballjes ndërmjet Legia Varshava dhe Brondby. Kjo e fundit në rrethin e dytë e eliminoi skuadrën tjetër kosovare, Llapin.

Share This