Ballkani blen talentin e 2 Korrikut
Talenti i 2 Korrikut, Arjol Bllaca është blerja e radhës e FC Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Bllacen.
18-vjeçar me skuadrën nga Suhareka ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
“Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione. 18-vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar. Klubi ka lidhur kontratë 5-vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron shumë suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin Ballkani.
Kujtojmë së Ballkani tashmë e ka siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës dhe është skuadra e vetme shqiptarë që po luan në Evropë.