Ballkani bëhet me drejtor të ri sportiv

Ballkani bëhet me drejtor të ri sportiv

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani ka njoftuar për drejtorin e ri sportiv të klubit.

Bëhet fjalë për Omer Bunjakun, i cili vitin e kaluar ishte kampion me skuadrën e Shkupit, raporton KosovaPress.

Bunjaku detyrën e drejtorit sportiv e kreu me sukses te skuadra e qytetit të tij, Shkupit, pasi u shpallën sezonin e kaluar kampionë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa arritën së bashku deri në “PlayOff-in” e Ligës së Konferencës.

“Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku!”, shkroi Ballkani në “Facebook”.

Share This