Ballkani – Astana, kampioni i Kosovës favorizohet nga kompanitë e basteve
Ballkani sot do ta presë Astanën në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, me ndeshjen që zhvillohet në Fadil Vokrri.
Kompanitë e basteve po e favorizojnë kampionin e Kosovës për një fitore sot.
‘Xhebrailat’ kanë humbur ndaj Viktoria Plzen dhe kanë fituar ndaj Dinamo Zagreb dhe mbajnë vendin e dytë në Grupin C, ndërsa skuadra nga Kazakistani ka humbur të dy ndeshjet, gjë që ka bërë që Ballkani të shihet favorit për ndeshjen e sotme.
Ballkani i Ilir Dajës synon sot fitoren e dytë radhazi në këtë garë evropiane, pasi janë në formë fantastike që nga humbja nga Plzen, duke barazuar një herë e fituar pesë të tjera, me të fundit që ishte në Superligën e Kosovës, ku e shkatërroi Lirinë me rezultat 4:1, për të vazhduar kryesimin në elitë.
Kompania e madhe e basteve bet365 fitoren e Ballkanit e ka vlerësuar me kuotë 2.10, në anën tjetër fitorja e Astanës me 3.50, aq sa e ka kuotën edhe barazimi.
Edhe 1xbet ka vlerësuar pothuajse njëjtë, me 2.12 Ballkanin, 3.68 Astanën dhe 3.45 barazimin.
Mediumi Sportskeeda ka dhënë disa këshilla bastesh për këtë ndeshje: 1. Ballkani fiton; 2. Më pak se 2.5 gola; dhe 3. Astana nuk shënon gol.
Rezultati i parashikuar nga ata është 2:0 për Ballkanin, shkruan nacionale.
Ndeshja e sotme zhvillohet në Fadil Vokrri, në Prishtinë, duke filluar në 18:45.