Bajrami vendos triumfin e Rangers, fiton edhe Fenerbahce

Bajrami vendos triumfin e Rangers, fiton edhe Fenerbahce

Një gol në çdo pjesë loje ka mjaftuar Fenerbahçen dhe Rangers për të nisur mirë aventurën e tyre në Ligën e re të Evropës.

Skuadra e Mourinhos mundi 2-1 Royale Union Saint-Gilloise, por Special One nuk mund të kënaqet me golin e pësuar kur ndeshja ishte drejt fundit dhe me epërsinë numerike(kundërshtari humbi shërbimin e Mac Allister në minutën e 74-ët, i cili u ndëshkua me karton të kuq).

Gjithçka ishte e lehtë për skocezët e Rangers, të cilët fituan 2-0 në Malmö. Mesfushori kuqezi zhbllokoi sfidën pas 56 sekondash, ndërsa dyfishoi rezultatin McCausland 76′.

Rezultatet:

Malmö – Rangers 0-2

Shënues: Bajrami 1’, McCausland 76′

Fenerbahçe – Union SG 2-1

Shënues: Soyuncu 26’, Burgess 82′(autogol)/Sykes 90’+3

Share This