Bajrami për qeverinë: Skemë e korrupsionit publik, pagat po rriten në kohë fushate
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pagave në kohë të fushatës nga qeveria Kurti është skemë e korrupsionit publik.
Sipas saj, shpërndarja e parasë publike dhe e taksave të qytetarëve po bëhet për mbështetje elektorale.
“LV-ja nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë, por po e ngrit tash në kohë të fushatës. Kjo definitivisht për neve LDK, shpërndarja e parasë publike e taksave të qytetarëve për me ble mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik”, tha ajo.
Më tutje, Bajrami thotë se, nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër, qysh në javën e parë të qeverisjes së tyre do të bëhet rishikimi i buxhetit dhe do të ndryshohet koeficienti i pagave.