Bajrami: Në qeverinë gjithëpërfshirëse përgjegjësitë në bazë të rezultatit

Bajrami: Në qeverinë gjithëpërfshirëse përgjegjësitë në bazë të rezultatit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka konsideruar lajm të mirë faktin që partitë politike do të ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja Vjosa Osmani për të bashkëbiseduar për daljen nga kriza politike, e që sipas saj vendin e ka futur Lëvizja Vetëvendosje.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shkojë aty dhe do të shpalos edhe njëherë idenë tonë, ndoshta me detaje tjera, me shansin për ta argumentuar sepse ne konsiderojmë që për momentin kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën në të cilën gjendemi”, tha ajo pas dështimit të 16-të me radhë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se në qoftë se partitë politike janë në përkrahje të idesë së LDK-së për krijimin e qeverisë së tranzicionit, atëherë takimet në vazhdim do të jenë për detaje tjera dhe për listën e prioriteteve.

Ajo tha se nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave sepse në një qeveri gjithëpërfshirëse, ndoshta ndarja e funksioneve dhe përgjegjësive do të mund të bëhej nga përqindja e rezultatit të votave.

“Nuk kemi vendos kushte, nuk kemi kërkuar dikastere e as nuk kemi biseduar për  detaje të tilla”, ka shtuar Bajrami, raporton rtk.

Share This