
Bajrami: LDK-ja ka qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo tha se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së LVV-së do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje, raporton RTKlive.
“Letra i është dërguar kryetarit dhe ai vetë do të përgjigjet. Sigurisht, ai ka ekskluzivitetin t’i përgjigjet dhe juve se çka do të thotë për letrën. Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne nuk kemi qenë duke pritur letër për të formuluar qëndrimin, sepse ne e kemi tashmë qëndrimin,” tha Hykmete Bajrami nga LDK.