Bajqinovci, Matoshit: ‘Unë s’jom pahiri në politikë, ti kurrë s’ke mujtë me u bo deputet”
Një debat i ashpër është zhvilluar mes opinionistit, Halil Matoshi dhe deputetit të lëvizjes Vetvendosje, Mefail Bajqinovci.
Deklarata e Matoshit se kryeministri aktual në vend, Albin Kurti është duke punuar vetëm zgjedhje ngjalli reagimin e shpejtë të deputetit Bajqinovci.
“Qysh bre për zgjedhje, qe katër vjet, Çka po don me thanë Halil? Unë jam bë deputet dy herë e ju nuk keni mujt. Ti ke tentu me plotë gazetarë me hi por kurr nuk ke mujt”, deklaroi Bajqinovci.