Baggio: Zirkzee dhe Yildiz kanë cilësi të mëdha

Baggio: Zirkzee dhe Yildiz kanë cilësi të mëdha

Ikona e futbollit italian, Roberto Baggio në një intervistë për mediet italiane, ka lavdëruar sulmuesin e Bologna-s Joshua Zirkzee dhe talentin e Juventusit, Kenan Yildiz.

Sipas Baggio-s, ylli i Bologna-s, është lojtar me cilësi të mëdha.

“Ai po bën një kampionat të jashtëzakonshëm në Bologna. Ai ka cilësi të mëdha dhe hapësirë ​​​​të bollshme për t’u përmirësuar”, ka thënë Baggio.

Legjenda italiane i vlerëson lartë edhe cilësitë që posedon talentin i juventinëve, Kenan Yildiz.

“Më pëlqen shumë, ka cilësi të pabesueshme. Ai mund të arrijë shumë”, ka theksuar Baggio.

Share This