
Babai i Cunha-s ndez spekulimet për transferimin te Man United
Babai i sulmuesit të Wolves, Matheus Cunha, ka ndezur zërat për transferimin e mundshëm te Manchester United në afatin kalimtar të kësaj verë.
Cunha është objektivi i radhës për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë paundësh, nëse arrihet marrëveshja për kushtet personale me lojtarin.
Spekulimet morën hov gjatë fundjavës, kur babai i lojtarit, Carmelo Cunha, mori pjesë në festën e ditëlindjes së bashkëlojtarit të djalit, Pedro Lima, në Wolverhampton.
Ai postoi një foto nga festa në rrjetet sociale me përshkrimin: “Çast relaksi në ditëlindjen e parë të Pedrinho Gomes në Wolverhampton, MB”.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte një koment poshtë fotos, ku një ndjekës shkruante: “Mirësevjen te United.”
Komenti në fjalë u pëlqye nga vetë Carmelo Cunha, gjë që është interpretuar si një sinjal i fortë se një transferim i Matheus Cunha në “Old Trafford” është shumë i mundshëm.