Aziz Salihu “çon në qiell” vajzën e tij: Gjynah mos ta fitojë Big Brother Vip Kosova, po ja kanë inati

Aziz Salihu “çon në qiell” vajzën e tij: Gjynah mos ta fitojë Big Brother Vip Kosova, po ja kanë inati

Monika Salihu, është një nga banorët e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.

Ajo njihet në publik si vajza e Aziz Salihut, ish kampionit të boksit në Jugosllavi.

Në një intervistë për lajmi.net, ai ka folur për karrierën e tij e veçanërisht për Monikën.

Ish kampioni i boksit, ka treguar se ai është shumë i kënaqur me lojën e Monikës dhe po e përkrah atë gjatë gjithë kohës.

“Monika është gjynah mos me u kanë fituese”, ka thënë ai përderisa ka deklaruar se Monika e meriton të jetë pjese e këtij reality show.

Aziz Salihu nuk ka dëshiruar të flas për banorët e tjerë dhe ata të cilët ai i favorizon, por sipas tij ata nuk po sillen mirë me vajzën e tij.

“Pe shoh që Monikës ja kanë inati”, ka thënë bokseri i njohur shqiptar për banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Gjatë intervistës Aziz Salihu ka treguar se ai me Monikën ka qenë krenar që nga fëmijëria.

“Monika u kanë kampione e Evropës në karate”, ka treguar ai me emocion për fëmijërinë e Monikës.

Monika Salihu është njohur nga publiku përmes muzikës së saj nga e cila është larguar që disa vite.

Share This