Azdren Llullaku “spiunon” Partizanin

Azdren Llullaku “spiunon” Partizanin

Ditën e enjte, duke filluar nga ora 16:00, Partizani do të përballet me Astanën në Play-offin e Conference League.

Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan, një transfertë e vështirë, por ekipi i Zekic do të kërkojë të luajë për të synuar kualifikimin.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare Azdren Llullaku, ka komentuar përballjen e dy skuadrave. Në sezonin 2016-2017, mesfushori ka qenë pjesë e Astanës, pa harruar edhe një gjysmë sezoni me skuadrën e Tobol në Kazakistan.

Në një intervistë për gazetën kazake Prosports.kz, 35-vjecari do të shprehej.

“Ndeshja e parë është e rëndësishme për Astanën pasi duhet të fitojë në shtëpi, në mënyrë që në Shqipëri ta ketë më të lehtë.  Partizani është një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe me një trajner kompetent, por besoj se Astana ka më shumë cilësi dhe shanse për t’u kualifikuar”, përfundoi Azdren Llullaku.

Share This