
AZ Alkmaar befason Tottenhamin, fitojnë edhe Rangers dhe Lyon
Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të 1/8 së finales në Europa League.
AZ Alkmaar e ka befasuar Tottenhamin, duke e mposhtur me rezultat 1-0, të enjten para tifozëve të tyre.
Skuadra holandeze me autogolin e Bergvall (18’), fitojë duelin me ‘Spurs’ duke bërë hapin e madh në garën për të kaluar në çerekfinalet e kësaj ligë.
Fitore në udhëtim ka arritur edhe Lyon që mundi FCSB, me rezultat 1-3, derisa me rezultat identik fitojë edhe Rangers në udhëtim ndaj Fenerbahçes se Jose Mourinhos.
Dessers (7’, 51’) dhe Cerny (81’), shënuan për fitoren e Rangers, kurse, golin e vetëm për skuadrën turke e realizoi Djiku (30’).
Ndërkaq, dueli mes Real Sociedadit dhe Manchester Unitedit është mbyllur baras 1-1. Zirkzze (57’) kalojë ‘Djajtë e Kuq’ në epërsi prej 0-1, kurse, Oyarzabai (7’), realizoi golin e barazimit.