Aymeric Laporte flet Pro Ligën saudite
Arabia Saudite është më pak e adhuruar dhe e artë se sa mund të mendohet.
Arratisja e Jonatan Hendersonit ka hapur krizën e futbollit saudit, që në verë ka pritur disa nga lojtarët më të mirë e më të mëdhenj të Europës në kampionatin e vet.
Futbollistë që i bleu me ar për t’i bindur të linin Europën, por që tani duket se të gjithë janë të pakënaqur me zgjedhjen e tyre.
Për ta shpjeguar vjen Ajmerik Laportë, ish-qendërmbrojtësi i Mançester Sitit, që në një intervistë për AS ka treguar situatën në Pro Ligën saudite.
“Këtu nuk na kanë dhënë shumë kënaqësi dhe nuk na kanë krijuar shumë lehtësira. Ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur, por jemi këtu dhe çdo ditë punojmë, provojmë të negociojmë për atë që ka ndodhur dhe duke tentuar vazhdimisht që situata mund të përmirësohet. Për ata të kesh futbollistë nga Europa me historinë tonë është diçka e re, nuk janë mësuar dhe ndoshta do të duhet të përshtaten për t’i bërë gjërat me pak më shumë seriozitet”, thotë Laportë, që më tej vazhdon:
“E bëjnë gjithçka me lehtësi. Nuk ka rëndësi për to nëse i jep ultimatum, negociojnë një gjë dhe ata firmosin, por më pas nuk të japin asgjë dhe nuk pranojnë që kanë firmosur. Të luftojnë, është pak zhgënjim që në Europë nuk ndodh dhe nuk e njohin. Por të paktën do të duhet të them që atë që të mungon në disa gjëra ta japin në aspekte të tjera”, ka përfunduar Laporte.