
Ayatollah Khamenei: Sot Izraeli vulosi fatin e tij të hidhur. Do i përgjigjemi ashpër
Lideri i Revolucionit Islamik Ayatollah Seyyed Ali Khamenei ka deklaruar se Izraeli vulosi fatin e tij “të hidhur dhe të dhimbshëm ” me sulmin me raketa gjatë natës ndaj Iranit.
Në një mesazh për kombin të premten në mëngjes disa orë pasi Izraeli goditi Teheranin dhe qytete të tjera, Ayatollah Khamenei tha se regjimi Sionist duhet të presë një ndëshkim të ashpër.
“Tek Kombi i Madh iranian! ” filloi mesazhi i Udhëheqësit, “regjimi Sionist kreu me dorën e tij të keqe dhe të përgjakshme një krim në vendin tonë të dashur dhe zbuloi natyrën e tij të lig më tej duke goditur zonat e banuara. Regjimi izraelit do të përballet me një përgjigje të ashpër” tha Ayatollah Khamenei.
Udhëheqësi tha se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u vranë si pasojë e sulmeve me raketa
“Pasardhësit dhe kolegët e tyre menjëherë do të drejtojnë punët. Dora e fuqishme e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike s’do ti ndahet Izraelit. Me këtë krim, regjimi Sionist vulosi për vete një fat të hidhur dhe të dhimbshëm dhe do të shohë me patjetër atë që mbolli, ” tha Ayatollah Khamenei.
Izraeli goditi me raketa gjatë natës objekte ushtarake, në afërsi të kryeqytetit iranian, Teheran, si dhe qytete të tjera të Iranit.
/rtsh.al/