Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta

Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest, me një performancë mbresëlënëse nga JJ me këngën “Wasted Love”, që i siguroi fitoren e madhe të këtij viti në natën finale të mbajtur në Bazel të Zvicrës, me 436 pikë.

Pas një garë të ngushtë dhe emocionuese, Izraeli u rendit në vend të dytë, me gjithsej 357 pikë, derisa Estonia përfundoi e treta me 356 pikë.

Austria kryesoi renditjen edhe me votat e jurive kombëtare të 37 vendeve që morën pjesë në festivalin e këtij viti, me 258 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 214. Por kjo e fundit u zhgënjye nga publiku, pasi nga televotimi nuk mori asnjë pikë.

Ndërkohë, Shqipëria u rendit në pozitën e tetë, që është ndër më të lartat në përfaqësimin e saj në këtë festival prestigjioz. Përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, Shqipëria grumbulloi 45 pikë nga juritë profesioniste dhe mori një mbështetje mahnitëse nga publiku, me plot 173 pikë nga televotimi, për një total prej 218 pikësh.

Share This