Australi & Zelandë e Re 2023, Spanjë-Suedi gjysmëfinalja e parë
Janë luajtur sot dy ndeshjet çerekfinale të Botërorit të femrave, aty ku Spanja dhe Suedia kanë arritur të presin nga një biletë për në gjysmëfinale.
Iberiket mundën Holandën pas kohës shtesë me rezultatin 2-1 në minutën e 37, spanjollet treguan forcën duke shënuar por goli u anulua ndërkohë që në minutën e 81 u shënua goli i rregullt.
Pak sekonda para fundit, Holanda ka barazuar duke e çuar sfidën në shtesë. Në minutën e 111, Paraluelo ka realizuar një tjetër gol për Spanjën që ka mjhaftuar për të shkuar në turin tjetër.
Ndërkohë, Suedia ka mundur 2-1 skuadrën e Japonisë. Në minutën e 32, Ilested ka kaluar në avantazh suedezet dhe në të dytën ka dyfsihuar Angeldal. Pak minuta më vonë, Ueki nga Japonia ka humbur një penallti dhe vetëm 3 minuta para fundit, ka ngushtuar diferencës Hajashi. Titullare për Suedinë ishte edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Suedinë.