Auditorja e Përgjithshme do të shpalosë rezultatet e tri auditimeve

Auditorja e Përgjithshme do të shpalosë rezultatet e tri auditimeve

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca sot mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e tri auditimeve të performancës dhe pajtueshmërisë.

Spanca do të shpalosë rezultatet e: Auditimit të performancës “Vlerësimi i Procedurave të Shitjes Direkte të Aseteve nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, për periudhën 2019-2021, auditimin e pajtueshmërisë “Prokurimi dhe menaxhimi i kontratave në Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2023”; si dhe auditimin e pajtueshmërisë “Dhënia në shfrytëzim e pronave komunale dhe monitorimi i tyre në komunën e Ferizajt për periudhën 01.01.2022 – 30.09.2023”.

Share This