Atmosferë festive në kryeqytet, Rama: Tirana gati për dhjetorin e festave

Atmosferë festive në kryeqytet, Rama: Tirana gati për dhjetorin e festave

Tirana është gati për dhjetorin e festave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ndezja e dritave festive në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ceremonia nisi me këngë festive nga qindra fëmijë të gëzuar për ndezjen e dritave.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë shqiptarët për festat si dhe për Natën e Bardhë që festohet sot në kryeqytet.

Nata e Bardhë do të festohet me një spektakël madhështor, ku do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë: Alban Skënderajn, Xhensila Myrtezajn, Anxhela Peristerin, Manjola Nallbanin, Era Rusin, Juliana Pashën, Semi Jaupajn, Sardi Strugajn, Vesa Lumën dhe Emra Brahun. Ky koncert pritet të jetë më shumë sesa një mbrëmje muzikore.

Share This